Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka thënë sot se "Serbia nuk ka asnjë të drejtë për të nënshkruar diçka që ka të bëjë me Kosovën, sepse ata nuk kanë autoritet ndaj Kosovës". Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Debëlde. "Maqedonia duhet të filloj ta kuptoj se ata kanë fqi të ri. Kosova është fqinji i ri i Maqedonisë", ka thënë kryeministri Çeku. Siç raporton agjencia Reuters ai është shprehur se për linjën aktuale do të duhej të zhvilloheshin negociata të reja. Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski tha sot se ai pret që të flasë me kryeministrin Çeku "për të parë se takimi i planifikuar a do të jetë produktiv apo kundërproduktiv". Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka thënë se "nuk ka ndërment të zhvilloj negociata të reja".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.