Ndërlidhjet

VJENË


Grupi i Kontaktit plus për Kosovën sot në Vjenë ka diskutuar për procesin e negociatave për statusin e Kosovës. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe i dërguri i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, i cili ka raportuar për takimet e deritashme ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Zëdhënësja e zotit Ahtisaari, Hua Xhijan mëtutje i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zoti Ahtisari e ka njoftuar Grupin e Kontaktit se në takimin e ardhshëm në Vjenë, pos decentralizimit, do të diskutohet edhe për çështje ekonomike, për mbrojtjen e pakicave dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.
XS
SM
MD
LG