Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sot papritmas e vizitoi Bagdadin, për t'ju bashkuar sekretarit të mbrojtjes, Donald Rumsfeld në bisedimet me zyrtarët irakianë dhe ameriknë. Më herët gjatë ditës, sekretari Ramsfeld u takua me komandantin e forcave amerikane në Irak, gjeneralin George Casey. Pas takimit, zoti Rumsfeld u shpreh për rëndësinë e qeverisë së re të Irakut.
- Ne tash po lëvizim nëpër një tjetër moment të rëndësishëm, formimin e qeverisë së re, qeverisë sovrane të Irakut. Kjo është qeveria e parë e Irakut, e jo qeveri e përkohshme apo diçka tjetër. Ata po bëjnë një progres të rëndësishëm, tha sekretari Rumseld. Ai mëtutje tha se niveli i trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak, në të ardhmen, do të varet nga qeveria e re, që po formohet nga kryeminsitri i nominuar, Jawad al-Maliki.
XS
SM
MD
LG