Në Ukrainë sot u shënua 20 vjetori i katastrofës bërthamore në Çernobil. Presidenti Viktor Jushçenko mori pjesë në manfiestimin përkujtimor për ata që ndihmuan në pastrimin e hapësirës pas shpërthimit më 26 prill të vitit 1986. Mendohet se më se 5 milionë njerëz në Ukrainë, Bjellorusi dhe në Rusi kanë vuajtur nga ndonjë problem shëndetësor si pasojë e këtij aksidenti.