Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë thonë se persona të armatosur, ende të paidentifikuar kanë vrarë sot në Bagdad motrën e zëvendëspresidentit Tarik al- Hashemi.
Meison Hashemi po udhëtonte me makinë ndërsa u qëllua së bashku me truprojen e saj.
Zëvendëspresidenti Tarik al –Hashemi, një arab suni, u caktua në 22 prill të angazhohet në përpjekjet për formimin e qeverisë së unitetit.
Ngjarja vjen pasi një prej vëllezërve të tij u vra me herët këtë muaj.
Ndërkaq në një tjetër zhvillim në Irak, raportohet se 3 ushtarë italianë dhe një rumun janë vrarë sot nga një shpërthim, ndërsa një tjetër ushtar italian është plagosur rëndë.
XS
SM
MD
LG