Ndërlidhjet

KAJRO


Ministri i Brendshëm egjiptian Habib al- Adli, tha se shpërthimet vdekjeprurëse të kësaj jave në Sinai, kanë lidhje me sulmet terroriste të vitit të shkuar në Sharm el Sheik dhe Taba në vitin 2004.
Tre shpërthimet me bombë në qytetin Dahab të gadishullit Sinai shkaktuan të paktën 23 të vrarë. Dje dy kamikazë sulmuan paqeruajtësit ndërkombëtarë dhe policinë egjiptiane po në gadishullin e Sinait, sulme të cilat sipas Ministrit të Brendshëm egjiptian, janë kryer nga i njëjti grup përgjegjës për sulmet në Dahab.
Ndërkaq bëhet e ditur se shefi i zyrës së televizionit Al Xhazira për Egjiptin është arrestuar nën akuzën e transmetimit të lajmeve të rreme lidhur me ngjarjen në Dahab.
XS
SM
MD
LG