Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha sot se Teherani nuk do të heqë dorë nga aktivitetet për pasurimin e uraniumit dhe se nuk do të përkulet para "shtypjes dhe padrejtësisë".
"Populli iranian ka arritur ta përmbyllë ciklin bërthamor duke u mbështetur në rininë e vet. Nuk ka pranuar ndihmë nga askush. E bëri duke u mbështetur në aftësitë e rinisë së vet dhe askush nuk mund t'ia marrë", tha Ahmadinejad.
Ai i bëri këto komente një ditë para skadimit të afatit të caktuar nga Këshilli i Sigurimit, që Irani t'i pezullojë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG