Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë italianë dhe një rumun e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Irakun jugor. Në sulmin në qytetin Nasiriya pati edhe të plagosur. Italia ka 2.600 trupa në Irak, kurse Rumania 860.
Po sot, persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë vrarë në Bagdad motrën e zëvendëspresidentit Tarik al-Hashemi.
Meison Hashemi po udhëtonte me makinë ndërsa u qëllua së bashku me truprojen e saj.
Hashemi, një arab sunit, u caktua në 22 prill të angazhohet në përpjekjet për formimin e qeverisë së unitetit. Ngjarja vjen pasi një prej vëllezërve të tij u vra me herët, këtë muaj.
XS
SM
MD
LG