Ndërlidhjet

SOFJE


Maqedoninë e shohim si partner starategjik të Kosovës edhe në asnjë rast nuk dëshirojmë destabilizimin e saj. Këtë mbrëmë e ka deklaruar kryeministri i Kosovës Agim Çeku në një intervistë dhënë mediave bullgare.
Kryeministri Çeku ka thënë se çështja e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është dramatizuar në mënyrë të panevojshme. Ai shtoi se për të dyja palët çështja e kufirit është e imponuar nga ana e Serbisë.
“Kosova nuk e njeh marrëveshjen e vitit 2001 për kufirin, pasi që nga viti 1999 është nën juridiksionin e OKB-së dhe askush nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje në emër të Kosovës”, deklaroi Çeku.
Sipas tij, Kosova do të bëhet e pavarur me një rezolutë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe jo në bazë të ndonjë marrëveshjeje.
Kjo rezolutë sipas Çekut, duhet të miratohet deri në fund të vitit me propozim të ndërmjetësuesit Marti Ahtisari.
XS
SM
MD
LG