Ndërlidhjet

PRISHTINË


Mënyra se si do të bëhet decentralizimi dhe suksesi i këtij procesi është zemra e zgjidhjes për statusin e ardhshëm të Kosovës, tha sot në Prishtinë Ëolfgang Petrisch ambasador i Austrisë së selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarët pas një takimi që ka pasur me 16 përfaqësues të partive politike të serbëve të Kosovës, nga të cilët ka kërkuar që të marrin pjesë aktive në institucionet e Kosovës.
Zoti Petrisch tha se Kosova po kalon momente të rëndësishme të historisë së saj, duke përkujtuar se ajo duhet të jetë shumetnike dhe në pajtim me konceptin qytetar dhe jo me konceptin kombëtar. Në këtë kuptim, zoti Petrisch tha se pushteti duhet të afrohet sa më afër qytetarëve dhe që të gjithë të jenë të barabartë.
XS
SM
MD
LG