Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore sot do t'i paraqesë Këshillit të Sigurimit raportin mbi programin bërthamor të Iranit.
Raporti pritet që të akuzojë Teheranin për mospërmbushje të kërkesës së Kombeve të Bashkuara, për të ndërprerë pasurimin e uraniumit.
Ndërkaq duke folur në Sofje, pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Këshilli i Sigurimit "duhet të veprojë", me qëllim që të jetë i besueshëm në trajtimin e krizës rreth Iranit.
"Presidenti i SHBA-së George Bush nuk ka ndërmarrë asnjë nga opsionet e tij që ndodhen në tavolinë, por ne jemi të vendosur për një rrugë diplomatike e cila me unitet të mjaftueshëm, forcë dhe qëllim të përbashkët, të bëjë të mundur të bindë qeverinë e Iranit, se nuk është në kursin e duhur dhe se kjo, nuk do ta çojë tjetërkund veçse drejt izolimit", tha Rice.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se shpreson që raporti i Agjencisë së Energjisë Bërthamore do mund të jetë i tillë që bashkësia ndërkombëtare të bjerë dakord për një qëndrim të përbashkët.
XS
SM
MD
LG