Ndërlidhjet

SOFJE


Në Sofje menjëherë pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s ka filluar një konferencë tjetër me temën "Transformimi i NATO-s dhe sfidat me kufijtë e ri të sigurisë".
Në këtë takim merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Ai pritet të flasë nesër në konferencën në fjalë në debatin për strategjitë politike për Ballkanin dhe zonën e Detit të Zi. Kryeministri Çeku do të mbajë fjalim në sesion së bashku me ministrat e jashtëm të Turqisë, Ukrainës dhe Kroacisë.
XS
SM
MD
LG