Ndërlidhjet

BRUKSEL


Serbia duhet të arrestojë të kërkuarin nga Gjykata e Hagës Ratko Mlladiçin para të hënës ose do përballet me ndërprejen e bisedimeve për marrëveshjen e asocim-stabilizimit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian.
"Situata është shumë e qartë. Derisa Ratko Mlladiçi të mos dorëzohet ne nuk kemi opcion tjetër por të ndërpresim bisedimet", tha eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn. Më tej ai shtoi se "Serbia duhet të zgjedhë të ardhmen evropiane ndaj të kaluarës nacionaliste." Rehn do diskutojë me kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte çështjen në fjalë të mërkurën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG