Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti amerikan Bush deklaroi se dëshiron të zgjidhë krizën bërthamore me Iranin "me rrugë diplomatike dhe paqësore".
Komentet e presidentit amerikan erdhën pas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Këshillin e Sigurimit i cili theksonte se Irani ka dështuar të përmbushë kërkesat e Këshillit të Sigurimit për të pezulluar pasurimin e uraniumit.
Presidenti Bush tha se bota është "e bashkuar dhe shqetësuar".
"Është shumë e rëndësishme që iranianët të kuptojnë se është një dëshirë e përbashkët e shumë vendeve t'i bindin ata paqësisht se duhet të heqin dorë nga synimet për armë bërthamore", tha Bush.
Pas raportit shefi i diplomacisë britanike, Xhek Strou tha se do kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të rrisë presionin mbi Iranin.
XS
SM
MD
LG