Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad sot përsëriti se vendi i tij nuk do t'ja vërë veshin kërkesave ndërkombëtare për të ndërprerë aktivitetet bërthamore. Ahmadinejad tha se Irani nuk "e çan kokën" për rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
"Arritjet në teknologjinë bërthamore janë tani vullnet i gjithë iranianëve, pavarësisht nëse janë të rinjë ose të vjetër, burra, gra apo fëmijë", tha Ahmadinexhad.
Nga ana tjetër ish presidenti iranian Akhbar Hashemi Rafsanxhani ka kërkuar nga vendet e përfshira në bisedimet bërthamore me Iranin t'i kthehen tryezës së bisedimeve.
XS
SM
MD
LG