Ndërlidhjet

SOFIE


Përfundon konferenca dy ditore e organizuar nga Qendra për Studime Demokratike me teme " Transformimi i NATO-s dhe kërcënimet e reja të sigurisë". Në konferencë ka marrë pjesë dhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku i cili ka folur në panelin lidhur me "Strategjitë e Ballkanit dhe zonës së Detit të Zi". Çeku tha se Kosova dhe NATO kanë ndikuar në zhvillimin e njëra- tjetrës dhe Kosova quhet hapi i parë në atë që njihet si transformim i aleancës. Ai përmendi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si diçka që ka krijuar lidhje të pashkëputëshme dhe besim në mes të kosovarëve. Çeku tha se aleanca duhet të angazhohet dhe më shumë në rajon, jo vetëm më trupat në Kosovë por dhe në krijimin e besimit mes popujve të rajonit dhe për të mbështetur nismat rajonale si dhe ato ndërkombëtare. Kryeministri Çeku tha gjithashtu se pret që dhe Kosova të ketë një ushtri të vogël por që do të jetë simbol i sovranitetit të Kosovës. Ai tha se Kosova është e gatëshme të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe atë ndërkombëtar përmes strukturave të NATO-s qoftë dhe me dërgimin e ushtarëve në Irak apo nisma të tjera.
Ndërkaq duke folur për gazetarët gjatë punimeve të konferencës kryeministri i Kosovës Agim Çeku akuzoi sot Serbinë se nuk është konstruktive në bisedimet për statusin final të Kosovës ndërsa shqiptarët atje po kërkojnë pavarësinë.
"Fatkeqësisht, Beogradi nuk ka qënë konstruktiv në këtë raund të parë të bisedimeve"- u tha Çeku.
"Deri tani Serbia ka një përafrim etnik dhe territorial lidhur me këto çështje ndërsa ne qytetarie, kjo është diferenca jonë e madhe-tha ai.
" E vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia, integrimi në Evropë dhe Nato dhe krijimi i mardhënieve të fqinjësisë së mirë"- shtoi Çeku.
XS
SM
MD
LG