Ndërlidhjet

KABUL


Të dyshuar si militantë talebanë kanë kërcënuar se do të vrasin një shtetas indian, të cilin e kanë rrëmbyer dje, nëse të gjithë indianët që punojnë në Afganistan nuk largohen brenda 24 orëve. Një person që pretendon se është zëdhënës i talebanëve, i akuzoi indianët si spiunë të amerikanëve.
Ministria indiane e punëve të jashtëme thotë se deri tani nuk është kontaktuar nga talebanët ndërkaq policia vijon me operacionin e kërkimit.
XS
SM
MD
LG