Ndërlidhjet

ROMË


Dy dhomat e parlamentit italian i zgjodhën kryetarët të nominuar nga kryeministri i ri Romano Prodi.
Ish aktivisti i sindikatës, Franco Marini, u zgjodh spiker i Senatit, ndërsa Fausto Bertinotti, lider i Partisë Komuniste të reformuar, u zgjodh spiker i Dhomës së Deputetëve.
Ndërkohë, kryeministri Silvio Berlusconi sot bëri të ditur se të martën më 2 maj, do t'ia paraqesë dorëheqjen e tij presidentit Carlo Azeglio Ciampi.
XS
SM
MD
LG