Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar si të pamjaftueshme ofertën e Iranit që ti lejoj inspektorët e Kombeve të Bashkuara që përsëri të fillojnë inspektimet e pa paralajmëruara të kapaciteteve bërthamore, nëse çështja e Iranit kthehet nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare për energji bërthamore. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Blaine Rethmeier ka thënë se oferta e djeshme e Iranit nuk e ndryshon pozicionin e Shteteve të Bashkuara se Irani duhet të heqë dorë nga ambicjet e tij bërthamore. Në të kundërtën, Uashingtoni do të ndikoj në planet për aksion të mëtejmë kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG