Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se ka zënë 7 terroristë të kërkuar dhe ka arrestuar 50 të dyshuar të tjerë në një ndërhyrje në jug të Bagdadit. Në njoftim thuhet, poashtu, se më se 20 terroristë të jashtëm janë vrarë në ndërhyrjet e mëparshme në qytetin Yusufiyah, gjatë disa javëve të kaluara.