Ndërlidhjet

NJU JORK


Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat kundër luftës në qytetin e Nju Jorku, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave të jashtme nga Iraku. Në protestën e djeshme morën pjesë edhe aktorja Susan Sarandon, fituese e çmimit Oskar, pastaj aktivistja Cindi Sheehan, djali i së cilës u vra në Irak e të tjerë. Në këtë tubim ishte edhe vetpimtari i njohur Jesse Jackson:
- Kjo luftë e zgjedhjes nuk është e gabueshme vetëm taktikisht, ajo është e gabueshme edhe në aspektin moral. Ne kemi humbur jetë, paratë dhe nderin. Është koha që të shkojmë në drejtimin tjetër, tha Jesse Jackson, në protestën kundër luftës në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG