Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolesja Rajs ka akuzuar Iranin se "po luan lojëra" lidhur me mosmarrëveshjet rreth programeve bërthamore të Teheranit.
Duke folur për mediat amerikane Rajs tha se besueshmëria e bashkësisë ndërkombëtare është në pikëpyetje në këtë përballje me Iranin rreth synimeve të tij për prodhim të armëve bërthamore.
Në Teheran presidenti Ahmadinexhad ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me bashkësinë ndërkombëtare nëse ky i fundit nuk njeh të drejtën e Iranit për të zhvilluar teknologji bërthamore.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ka deklaruar se Irani do dëshmojë "maksimumin e bashkëpunimit" nëse çështja e Iranit kalon nga Këshilli i Sigurimit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
XS
SM
MD
LG