Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha sot se ai beson se Iraku është para një pike të rëndësishme në ndërtimin e sigurisë dhe të demokracisë. Megjithatë, ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit do të punojnë me udhëheqjen e re të Irakut për të arritur sukses dhe fitore në luftën kundër terrorit. Këto komente presidenti Bush i bëri para reporterëve në Shtëpinë e Bardhë i shoqëruar nga sekretarja e shtetit Condoleezza Rice, dhe nga sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, që javën e kaluar e vizituan Irakun.
XS
SM
MD
LG