Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Shtetet e Bashkuara ka filluar greva njëditëshe me të cilën synohet sigurimi i të drejtave ligjore për miliona imigrantë ilegalë. Grupet që përfaqësojnë imigrantët hispanikë kanë ftuar mbështetësit që ti bojkotojnë vendet e tyre të punës, të mos shkojnë në shkollë dhe të mos blejnë mallra për një ditë, që nga organizuesiot është cilësuar si "Dita pa imigrantë". Vlerësohet se në Shtetet e Bashkuara janë 12 milionë imigrantë ilegalë, shumica prej tyre nga Amerika Latine dhe Meksika.
XS
SM
MD
LG