Ndërlidhjet

PRISHTINË


Serbia duhet të heqë dorë nga ambiciet kolonialiste dhe t'i japë fund bllokimit të bisedimeve lidhur me statusin e Kosovës –është shprehur presidenti i Kosovës z.Fatmir Sejdiu.
Duke folur për agjensinë franceze të lajmeve AFP, z. Sejdiu tha se Serbia nuk duhet të ketë rol në përcaktimin e së ardhmes së shumicës shqipëtare në Kosovë.
" Serbia duhet të çlirojë veten nga ndjenjat hegjemoniste dhe koloniale, të dekadave të shkuara dhe të zgjedhë një rrugë konstruktive lidhur me fqinjët e saj, përfshirë Kosovën, për të patur një të ardhme evropiane" tha z. Sejdiu.
" Beogradi nuk mund të jetë një faktor për përcaktimin e së ardhmës së Kosovës. Nuk mund të vendosë se cili duhet të jetë statusi i saj- shtoi me tej presidenti i Kosovës.
" Ne i kemi kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e statusit. Ne duam që kjo ndërhyrje të jetë efektive dhe që do të konsistojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës" tha z. Sejdiu.
Gjatë intervistës presidenti i Kosovës nuk e përjashtoi takimin me homologun e tij serb në ndonjë konferencë ndërkombëtare.
" Por nuk do të pranoj të takoj presidentin Boris Tadiç si qytetar i Serbisë. Nuk jam një qytetar i Serbisë ashtu siç nuk është asnjë qytetar i Kosovës, qytetar i Serbisë -tha presidenti i Kosovës z.Sejdiu.
XS
SM
MD
LG