Ndërlidhjet

PEJË


Në Patrikanën e Kishës Ortodokse në Pejë ka filluar sot konferenca dy ditore ndërfetare mbi mundësitë e forcimit të paqes, respektit të ndërsjelltë dhe jetës së përbashkët në Kosovë. Në konfecentë marrin pjesë udhëheqësit e bashkësisë islame, ortodokse, katolike, evangjeliste dhe hebreje. "Bashkësitë fetare luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve të së shkuarës tejkalimin e urrejtjes si dhe vendosjes së vëllazërisë"- tha në hapje të konferencën përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe nga Mali i Zi, Amfilohije. Ai tha gjithashtu se pret që kjo konferencë të ndihmojë në pajtimin e komuniteteve të ndryshme të Kosovës. Ndërsa ipeshkëvi i Kosovës Don shën Zefi tha se ende në kujtesën e komuniteteve janë të freskëta ngjarjet e para, gjatë dhe pas luftës, ku janë masakruar dhe shkatërruar objekte shpirtërore. Ai tha se kujtimi i së kaluarës duhet të mundësojë një dialog të hapur dhe pa retorika si dhe në krijimin e raporteve vëllazërore në Kosovë mes katolikëve, muslimanëve dhe ortodoksëve. Kryetari i bashkësisë islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava tha se sëbashku më përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, duhet gjetur forca për të tejkaluar të gjitha tmerret që ka sjellë lufta në Kosovë. Konferenca pritet të ripërtërijë aktivitetin e këshillit ndërfetar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG