Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi I administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen, ka thënë se liria e të shprehurit është gjithmonë e brishtë dhe në shumë pjesë të botës ajo rrezikohet nga interesat politike, ekonomike, financiare, ushtarake, fetare apo kriminale. Zoti Jessen Petersen e bëri këtë deklaratë një ditë përpara "Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Ai ka thënë se gazetarët që sfidojnë të tilla interesa mund t’u nënshtrohen keqatrajtimit, dhunës, arrestimit e madje edhe ekzekutimit. “Njerëzit në Kosovë e kujtojnë mirë periudhën e mungesës së lirisë. Ata e dinë se pa lirinë e shtypit dhe pa lirinë e të shprehurit, këmbimet e mendimeve në çdo institucion publik, zbehen dhe shndërrohen në karrikatura. Gazetarët në Kosovë duhet të kujdesen për këtë liri, duke respektuar standardet më të larta të profesionalizimit dhe duke iu përmbajtur gjithëmonë parimit të paanshmërisë”, ka thënë zoti Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG