Ndërlidhjet

PARIS


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns tha se pret që negociatat e vendeve evropiane me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor, të çojnë në një vendim që lejon vendosjen e sanksioneve, nëse Teherani nuk ndalon pasurimin e uraniumit. Deklarata e Burns vjen ndërsa pritet që përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermaninë, diskutojnë sot në Paris krizën e programeve bërthamore të Iranit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca mbështesin masa më të ashpra ndaj Iranit në mënyrë që Teherani t'i japë fund pasurimit të uraniumit. Por Rusia dhe Kina nga ana tjetër kundërshtojnë masa të tilla. Ministri i jashtëm i Iranit ka deklaruar se Rusia dhe Kina e kanë informuar zyrtarisht, se nuk do mbështesin sanksionet apo ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG