Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Qindra mijëra imigrantë, kryesisht hispanikë kanë protestuar gjatë ditës së djeshme duke mos u paraqitur në punë e duke marrë pjesë në demonstratat masive në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Këto hapa ishin pjesë e fushatës që synon të nxjerrë në pah rëndësinë ekonomike të imigrantëve. Nuk dihen pasojat ekonomike të ditës së djeshme, por shumë restorante dhe biznese të tjera kanë qenë të mbyllura për një ditë.
Debatet janë shtuar në kohën kur Kongresi po diskuton projektligjet e reja për imigracionin në vend. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara janë 12 milionë imigrantë të paligjshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG