I dërguari i posaçëm i KB në bisedimet për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari ka biseduar sot në Bruksel me anëtarët e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.
Pas takimit, të mbyllur për mediat, Ahtisaari u deklaroi gazetarëve se në bisedimet e radhës mbi decentralizimin në Vjenë, do të shqyrtohet numri i komunave të reja me shumicë serbe që pritet të formohen në Kosovë.
Ahtisaari tha se në Vjenë do të diskutohet edhe për trashëgiminë kulturore dhe për çështjet ekonomike.
Pyetjes nëse ai pret që statusi përfundimtar i Kosovës të zgjidhet deri në fund të vitit, Ahtisaari iu përgjigj duke kujtuar komunikatën e Grupit të Kontaktit pas takimit në Londër, ku shprehet dëshira që "po të jetë e mundur, statusi i Kosovës të zgjidhet deri nga fundi i vitit".
Pas Ahtisaarit në Parlamentin Evropian ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.
"Është kristalisht e qartë se nëse do të kemi shpejt zgjidhje të statusit të Kosovës, e ne shpresojmë se do ta kemi, edhe BE edhe NATO-ja do të luajnë rol të rëndësishëm edhe pas këtij statusi", ka thënë Scheffer.