Ndërlidhjet

SELANIK


Sot në Selanik filloi konferenca dyditëshe e Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. Duke e hapur këtë samit, ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis shprehu nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë dhe mirëpriti miratimin e planifikuar të marrëveshjes në rrjetin e hekurudhave. Nesër, do të takohen presidentët e vendeve të rajonit. Raportohet se të pranishëm do të jenë edhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen dhe kryetari Fatmir Sejdiu. Samiti po mbahet nën masa të shtuara të sigurisë.
XS
SM
MD
LG