Nga përplasja e një aeroplani udhëtarësh të Armenisë mendohet se kanë humbur jetën 113 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani u rrëzua në bregun e Detit të Zi. Aeroplani Airbus 320 fluturonte nga Jerevani dhe u rrëzua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pa arritur në Soçi. Autoritetet ruse dhe armeniane kanë thënë se me gjasë shkaktar i përplasjes ishte moti i lig.