Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një qendër rekrutimi sot në Falluxha të Irakut janë vrarë së paku 15 vetë dhe janë plagosur afro 20 të tjerë, ka njoftuar policia. Më herët, policia ka njoftuar se sot janë gjetur trupat e pajetë të 14 personave të vrarë me armë zjarri dhe me shenja të torturave në trup. Këto kufoma janë gjetur në lagjen Shab të Bagdadit. Të gjithë ata ishin meshkuj të moshës prej 20 e deri në 30 vjeç.