Organizata Reporterët pa kufij, me seli në Paris, thotë se viti i kaluar ishte viti më tragjik për gazetarët në dekadën e fundit, pasi 63 gazetarë dhe 5 ndihmës të tyre u vranë në mbarë botën. Sipas raportit të djeshëm vjetor të kësaj organizate, që u shpall me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit, 24 vrasje të gazetarëve ndodhën në Irak. Gjatë vitit të kaluar në mbarë botën afro 1300 gazetarë u sulmuan apo u kërcënuan.