Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian i ndërpreu sot bisedimet me Serbinë pas dështimit të Beogradit në arrestimin e të akuzuarit për gjenocid Ratko Mlladiq, dhe mos dorëzimin e tij në Tribunalin e Hagës.
"Komisioni Evropian i ndërpreu negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Serbinë. Komisioni është i gatshëm t'u rikthehet negociatave kur Serbia të bashkëpunojë plotësisht me tribunalin", tha Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn.
Ai tha se nëqoftëse Mlladiq arrestohet menjëherë, bisedimet mund të përmbyllen deri nga fundi i vitit.
Rehn tha se vendimi është marrë pas konsultimeve me kryeprokuroren e Tribunalit, Carla del Ponte.
Serbia nuk e mbajti zotimin se Mlladiq do të arrestohet dhe dorëzohet në Gjykatën e Hagës deri në fund të prillit, afat ky i caktuar nga BE.
Pretendohet se Mlladiq fshehet në Serbi, ku është nën mbrojtjen e ushtarakëve dhe oficerëve të kundërzbulimit.
Ish komandanti i serbëve të Bosnjes akuzohet për gjenocid lidhur me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, si dhe për vdekjen e rreth 10 mijë njerëzve në vitet 1992-95 gjatë rrethimit të Sarajevës.
XS
SM
MD
LG