Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarët e Rusisë dhe Armenisë besojnë që të gjithë 113 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën kur aeroplani Airbus 320, u rrëzua mëngjesin e sotëm në Detin e Zi.
Aeroplani i kompanisë Armavia fluturonte nga kryeqyteti armen Yerevan në pushimoren ruse Sochi.
Zyrtarët e emergjencës në të dy vendet thanë se fatkeqësia me siguri u shkaktua nga moti i keq.
Shumica e udhëtarëve ishin armenë, por zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Rusisë tha se në aeroplan ndodheshin 26 shtetas rusë.
Zyrtarët rusë thanë se deri tash janë zbuluar 39 kufoma. Mbeturina të aeroplanit u gjetën 400 metra nën sipërfaqen e ujit.
Rusia dhe Armenia e shpallën të premten ditë zie.
XS
SM
MD
LG