Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Prishtinës është nisur për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e katërt dhe të fundit për decentralizimin, të paraparë për 4 dhe 5 maj.
Para nisjes, anëtari i delegacionit, Enver Hoxhaj, tha se pritjet e tij janë që kryenegociatori Marti Ahtisaari dhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptojnë se oferta e Prishtinës është shumë serioze dhe ofron zgjidhje reale për komunitetin serb në Kosovë.
Po sot, studentë dhe qytetarë të tjerë kanë protestuar rrugëve të Prishtinës kundër ndarjes së qytetit të Mitrovicës. Folësit kanë thënë se ekipi negociues i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm kur trajton probleme të ndjeshme si Mitrovica.
XS
SM
MD
LG