Ndërlidhjet

TEHERAN/UASHINGTON


Irani vijon me deklaratat se nuk do të ulë kokën përpara presionit dhe kërcënimeve dhe se do të vazhdojë me programin e tij bërthamor. Ministri i jashtëm iranian Manucher Mottaki tha se zhvillimi i energjisë atomike është një e drejtë thelbësore e Iranit.
Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i kërkoi Iranit të heqë dorë nga ambicjet për armë bërthamore.
"Iranianët duhet të kuptojë se ne, nuk do të dorëzohemi, se partneriteti ynë është i fortë dhe se për të mirën e paqes në botë ata duhet të braktisin ambicien e tyre për armë bërthamore" tha Bush.
Ndërkohë Britania dhe Franca, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, i paraqitën Këshillit të Sigurimit rezolutën me të cilën kërkohet që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit.
Drafti parashikon dhe kapitullin 7 të kartës së Kombeve të Bashkuara, që lejon përdorimin e saksioneve ose ndërhyrjes ushtarake, për të bërë një vend të bier dakort me kërkesat e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG