Ndërlidhjet

PRAGË


Shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, dhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu kanë marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore.
Në një intervistë ekskluzive për Radion "Evropa e Lirë" në përfundim të takimit, shefi i UNMIK-ut tha se "në këtë takim pati një fokusim të madh rreth Kosovës. Deklarata ime ishte se ne duhet të gjejmë zgjidhjen e statusit gjatë 2006. Kemi përparim në Kosovë, ku shumica po i shtrin dorën pakicës. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është e pranueshme për shumicën shqiptare, por dhe për pakicat."Ai kritikoi Beogradin që për më shumë se dy vjet po pengon pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione, derisa theksoi se një pjesë e serbëve të Kosovës po e humbasin durimin duke pritur një sinjal pozitiv nga Beogradi. (Më gjerësisht në rubrikën Intervista)
XS
SM
MD
LG