Ndërlidhjet

VJENË


Në kryeqytetin e Austrisë përfundoi pa rezultate konkrete dita e parë e takimit të katërt mes Prishtinës dhe Beogradit mbi decentralizimin në Kosovë.
"Dallimet janë të mëdha" tha pas takimit kryesuesi i delegacionit të Kosovës Lutfi Haziri.
Sllobodan Samarxhiç nga delegacioni serb tha se ekipi i tij ka sugjeruar krijimin e 17 komunave me shumicë serbe apo dhe të bashkësive të tjera jo shqiptare.
Nga ana tjetër delegacioni i Prishtinës kërkon krijimin e katër komunave ku pakicat do të jenë shumicë.
Drejtuesi i këtyre bisedimeve, zëvendësnegociatori Albert Rohan nuk ka folur për mediat pas përfundimit të ditës së parë të takimit. Gjatë ditës së nesërme do diskutohet çështja e Mitrovicës dhe organizimi i pushtetit lokal atje.
XS
SM
MD
LG