Ndërlidhjet

BERLIN/CYRIH


Ministrja e jashtme zvicërane, Mishel Kalmi Rei ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t'u sigurohet qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.
Në Forumin Lindje-Perëndim në Berlin ajo është shprehur kundër faktit se Gjykatës së Strazburgut mund t'i drejtohen gjithë banorët e Evropës, me përjashtim të atyre nga Kosova.
Ajo ka shtuar se para së gjithash kjo është e papranueshme për popullatën shqiptare.
Duke folur për statusin ajo ka përsëritur se "juridikisht zgjidhja më e pastër do të ishte pavarësia e Kosovës, e cila pastaj do të mund të kishte qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut".
XS
SM
MD
LG