Ndërlidhjet

VILNUS


Zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney akuzoi sot Rusinë se po kërkon të hedhë poshtë arritjet demokratike të periudhës postkomuniste.
Cheney e bëri deklaratën në një takim të udhëheqësve të vendeve të Balltikut dhe Detit të Zi, në Vilnus.
"Në Rusi sot kundërshtarë të reformave po kërkojnë të hedhin poshtë arritjet e dekadave të fundit. Aksione të qeverisë ruse, kanë qenë kundërproduktive dhe mund të fillojnë të ndikojnë në marrëdhëniet me vendet e tjera" tha Cheney.
Ai gjithashtu shtoi se Uashingtoni nuk beson se "Rusia është e destinuar të kthehet në një armik".
Nga ana tjetër shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana në fjalën e tij tha se ndryshimet duhet të fillojnë nga brenda, pra së pari është përgjegjësi e demokracive të reja në vendet e ish Bashkimit Sovjetik të zgjidhin konfliktet e brendshme.
XS
SM
MD
LG