Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku dhe një pjesë e kabinetit të tij qeveritar, ndodhen për një vizitë zyrtare në Shkup për t’u takuar me udhëheqësit më të lartë të Maqedonisë. Kryeministri i Kosovës fillimisht është takuar me homologun e tij, Vlado Buçkovski, ndërkaq gjatë ditës do të takohet edhe me grupet parlamentare të opozitës, udhëheqësit e partive politike shqiptare në Maqedoni dhe ambasadorët e shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit në Shkup. Temë diskutimesh në të gjitha këto takime pritet të jenë çështjet ekonomike, marrëdhëniet dypalëshe dhe padyshim çështja e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se demarkacioni I kufirit me Maqedoninë është një çështje teknike, e cila duhet të zgjidhet pasi të jetë përcaktuar statusi politik I Kosovës.
XS
SM
MD
LG