Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se Uashingtoni duhet të hyjë në bisedime direkte me Iranin për programin e tij bërthamor.
Annan i tha televizionit amerikan se Irani mund të tërhiqet nga negociatat me Bashkimin Evropian për shkak të mospranisë së Uashingtonit.
Komentet e tij u bënë ndërsa 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit mbajtën një takim të mbyllur, ku diskutuan draftin e rezolutës së re, e cila nga Irani kërkon të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
John Bolton ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se bisedimet pavarësisht mosmarrëveshjeve ishin konstruktive.
"Të gjithë konfirmuam sërisht se nuk duam që Irani të sigurojë kapacitete për armë bërthamore. Sigurisht kishte mosmarrëveshje të cilat ne po vazhdojmë t'i diskutojmë. Por unë mendoj se ishte një diskutim produktiv" tha Bolton.
XS
SM
MD
LG