Ndërlidhjet

GJENEVË


Shtetet e Bashkuara do të përballen me pyetje të vështira në një panel të Kombeve të Bashkuara, mbi zbatimin e detyrimit global për ndalimin e torturave.
Komiteti me 10 ekspertë të pavarur do të kërkojnë shpjegime mbi vendosjen e burgjeve sekrete, çfarë rregullash dhe metodash të marrjes në pyetje zbatohen dhe nëse administrata e Bush merr përgjegjësinë mbi të pretenduarat akte të torturave, të kryera nga agjentë amerikanë, jashtë territorit të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara pritet të thonë sot në panelin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë se ka patur relativisht pak, akte abuzimesh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG