"Mali i Zi është në pozitën e pengut dhe po vuan pasojat e diçkaje që nuk e ka bërë", tha kryeministri malazez Milo Gjukanoviç për agjencinë franceze të lajmeve duke komentuar pezullimin e bisedimeve mes Serbisë e Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.
"Fakti që Mlladiçi është ende në liri është pasojë e qasjeve të paqëndrueshme të kryeministrit Koshtunica lidhur me arrestimin e të akuzuarve nga Gjykata e Hagës", tha Gjykanoviç.
Më tej ai ka shtuar se Mali i Zi, i cili do të mbajë referendumin për pavarësi më 21 maj do përpiqet të konsolidojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian ndaras nga Beogradi.