Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se Uashingtoni duhet të hyjë në bisedime direkte me Iranin për programin e tij bërthamor.
Annan i tha televizionit amerikan se Irani mund të tërhiqet nga negociatat me Bashkimin Evropian për shkak të mospranisë së Uashingtonit.
Komentet e tij u bënë ndërsa 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit mbajtën një takim të mbyllur, ku diskutuan projektin e rezolutës së re, e cila nga Irani kërkon të ndërpresë pasurimin e uraniumit.
John Bolton ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se bisedimet pavarësisht mosmarrëveshjeve ishin konstruktive.