Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i SHBA-së George Bush dhe kancelarja gjermane Angela Merkel theksuan dhe një herë se Uashingtoni dhe Berlini, nuk do të bëjnë marrëveshje me autoritetin palestinez të drejtuar nga Hamasi.
Bush tha se Hamasi duhet të bjerë dakort me kushtet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar:
"Hamasi duhet të pranojë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, të njohë Izraelin, të çarmatosë terroristët dhe t'i japë fund bllokimit të procesit të paqes" tha Bush.
Dy udhëheqësit i bënë këto komente në një konferencë në Uashington në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të Këshillit Amerikano-Hebraik, organizatë që promovon interesat dhe kulturën hebreje.
XS
SM
MD
LG