Në kryeqytetin e Austrisë ka përfunduar takimi i katërt dhe i fundit i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit mbi decentralizimin në Kosovë.
Në takimin që u drejtua nga Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, sot u diskutua çështja e Mitrovicës.
Pala shqiptare ka paraqitur propozimin ku Mitrovica do ndahej në dy njësi komunale, të cilat për tre vite do administroheshin nga një adminsitrator ndërkombëtar e më pas do të kishte një kryebashkiak të përbashkët.
Pala serbe ka kërkuar që Mitrovica veriore të jetë komunë më vete me mundësi lidhje apo bashkimi me Zveçanin.
Zoti Rohan tha se pala ndërkombëtare nuk ka një plan për Mitrovicën, por tha se do të shqyrtojë hollësisht propozimet e palëve. Ai theksoi se palët vazhdojnë të kenë dallime të mëdha, derisa i ka cilësuar si kërkesa fantazmë disa nga kërkesat e palës serbe.
Zoti Rohan më 16 dhe 18 maj do vizitojë përkatësisht Beogradin e Prishtinën lidhur me decentralizimin.