Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësministri i jashtëm japonez gjatë vizitës në Kosovë ka kërkuar nga shumica shqiptare të mbrojë të drejtat e pakicës serbe.
Akiko Jamanaka, i cili gjendet për një vizitë dy ditore në Kosovë gjatë takimeve me zyrtarët më të lartë të UNMIK-ut theksoi se qeveria e Beogradit duhet t'i nxisë serbët e Kosovës të ndërtojnë jetën e tyre këtu.
Jamanaka do takohet dhe me presidentin Sejdiu, kryeministrin Çeku dhe do marrë pjesë në përurimin e qendrës së emergjencës në spitalin e Prishtinës. Deri tani Japonia ka dhënë 240 milionë dollarë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG